Viti 2017 ka qenë viti me numrin më të ulët të personave që kanë vdekur nga aksidentet rrugor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola bëri një bilanc për vitin që po lëmë pas. Sipas Tolës në 2017 kanë vdekur 215 persona nga aksidentet rrugore, një shifër kjo më e ulët duke e krahasuar me 270 që ka qenë vitin e kaluar.

Tola: Shumë gjera mund të bëheshin më mirë, por unë do të veçoja disa shifra, që në një farë mase kanë dhënë rezultatin që ne mendonim. Për 2017 kemi regjistruar 1982 aksidente në raport me 2039 aksidente që kanë ndodhur vitin e kaluar. Pra deri në mbrëmjen e sotme jemi -57 aksidente si numër, pra kemi ulje të numrit të aksidenteve. Por të themi ulje më drastike që na gëzon ulja në pasojat e këtyre aksidenteve. Deri më sot kemi 48 persona të vdekur më pak, kemi 79 persona të plagosur rëndë më pak dhe 30 persona të plagsur lehtë me pak. Është ulja më e madhe në të gjithë historikun tonë pas viteve 90, të numrit të aksidenteve, të pasojave të tyre. Sot ne regjistrojmë 215 persona të vdekur, në raport me 270 që kemi pasur në 2016. Shpresoj që edhe këto 3-4… ditë i bëj thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.

Është numri historik më i ulët i personave të vdekur në Shqipëri. Tola dhe se po në vitin 2017 janë ndëshkuar 1800 drejtues mjetesh në gjendje të dehur për të cilët ka nisur edhe ndjekja penale. Drejtori i Përgjthshëm i Qarkullimit Rrugor tha se masat e policisë në natën e ndërrimit të viteve do të përqëndrohen pikërisht në këtë drejtim. Tola: Për vitin 2017 persona të ndëshkuar për shkelje të normave në këtë drejtim, pra të përdorimit të pijes alkoolike përtej normave të lejuar, pra në gjendje të dehur janë mbi 1800 persona për të cilët ka nisur edhe ndjekja penale. Ndërsa numri i patentave të pezulluara për përdorim alkooli ka shkuar në 3000-3500 leje drejtimi.