Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 842 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 114 qytetarë ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me Covid-19, 128 qytetarë, që e çon numrin e të shëruare që nga fillimi i pandemisë në 326,129.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 842 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 114 qytetarë, në këto bashki:

46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Berat, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Shijak, Kamëz, Kavajë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Selenicë, Konispol, Përmet, Memaliaj, Poliçan.

Janë 851 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 128 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,129 që nga fillimi i epidemisë.