
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend. Nga 417 teste të kryera, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
Njoftimi: Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 417 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:
Nga 3 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 2 në Roskovec, nga 1 qytetarë në Kamëz, Rrogozhinë, Selenicë, Delvinë. Janë 178 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,419 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 24 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 417
Testime totale 2,007,492






