Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur bilancin e rasteve me koronavirus të 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë nga 442 teste të kryera janë identifikuar 28 raste të reja me COVID-19. Ndërsa një pacient ka humbur jetën. Gjithashtu në 24 orë janë shëruar 24 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq raportohet se janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Informacion i plotë: Ministria e Shëndetësisë: 442 testime, 28 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 24 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:
16 në Tiranë, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak.
Janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lushnja 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, NJË VIT PA ANILA DUSHIN, MIKEN E TË GJITHËVE
Artikulli tjetërOKB: MBI 4,5 MILIONË QYTETARË JANË LARGUAR NGA UKRAINA PËR SHKAK TË LUFTËS