Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 937 teste për COVID, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 36 qytetarë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 25 pacientë janë shëruar, ndërkohë, aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 973 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:
20 në Tiranë, 4 në Roskovec, nga 2 qytetarë në Fier, Lushnje, nga 1 qytetar në Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Sarandë, Mallakastër, Kavajë, Kurbin, Shkodër. Janë 250 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,091 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN BALLDRE-LEZHË, PËRPLASEN DY AUTOMJETE, I RIU TRANSPORTOHEN NË GJENDJE TË RËNDË NË SPITAL
Artikulli tjetërMBYLLET PJESA E PARË E NDESHJES VLLAZNIA – EGNATIA, SHKODRANËT NË AVANTAZH