Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 559 teste të kryera janë regjistruar 131 raste të reja me koronavirus. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
4 Shtator 2022 – Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 131 qytetarë, në këto bashki:
63 në Tiranë, 7 në Durrës, nga 6 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 5 në Kamëz, nga 4 qytetarë në Kavajë, Fier, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Dibër, Patos, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Krujë, Dropull, Berat, nga 1 qytetar në Bulqizë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Kolonjë. Janë 2,415 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 184 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,049 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 131
Të shëruar në 24 orë 184
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 559
Testime totale 1,965,798

Artikulli paraprakVERA SHQIPTARE FITON12 MEDALJE NË PANAIRIN QË U ZHVILLUA NË ZEMËR TË SERBISË, RAMA PUBLIKON FOTOT NGA EVENTI
Artikulli tjetërGJERMANIA JEP 65 MILIARDË EURO PËR TË MBROJTUR BIZNESET NGA RRITJA E INFLACIONIT