Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij viti janë disa herë më të larta se sa në vitin 2015 kur ndodhi përmbytja e fundit masive.

Sipas shifrave, rezulton se këtë vit numri i shtëpive të përmbytura është 4700 ose gati 7 herë më i madh nga ai që ishte dy vjet më parë. Edhe sipërfaqja e tokës së përmbytur këtë herë është më e lartë. Sipas Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 u përmbytën 9992 hektarë tokë, ndërsa këtë vit rezulton se sipërfaqja e përmbytur është 10 mijë e 622 hektarë.

Dëmet këtë vit kanë qenë më të mëdha edhe në objektet publike. Sipas të dhënave këtë herë janë përmbytur 56 shkolla nga 16 që u përmbytën dy vjet më parë, ndërsa urat e dëmtuara kanë qenë 65 nga vetëm 10 që ishin në vitin 2015. I vetmi bilanc pozitiv nga krahasimi i dy përmbytjeve rezulton ai i bizneseve, të cilat këtë vit janë përmbytur më pak nga 300 që ishin në 2015-ën në vetëm 40 këtë herë.

Artikulli paraprakDigjet makina në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës
Artikulli tjetërTENTOJNË TË KALOJNË MORINËN ME DOKUMENTE FALSE, ARRESTOHEN