Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë ka bërë publik bilancin e punës për muajin maj, ku janë evidentuar dhe referuar në Prokurori 142 raste per vepra të ndryshme penale, nga të cilat 132 janë zbuluar.Për këto raste janë identifikuar 145 autorë të dyshuar, nga tw cilet 17 persona janë arrestuar ose ndaluar, 113 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjeter eshte shpallur ne kerkim. Sipas Policisë, ndër rastet më të shumta të goditura gjatë kesaj periudhe kanë qenë ato që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë deklaratës për mediat, drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Arben Nasufi, u ndal edhe te masat e marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.Ai u bëri thirrje qytetarëve, operatorëve turistikë, administratorëve të plazheve dhe çdo subjekti që ushtron aktivitet gjatë sezonit veror të respektojnë ligjin dhe standardet e sigurisë, duke theksuar se çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin.

Artikulli paraprakDHUNA NDAJ DREJTORIT TË AKU SHKODËR, NJË I ARRESTUAR
Artikulli tjetërPROVIMI I GJUHËS SHQIPE, MATURANTËT: NIVEL MESATAR