Kosova ka shënuar 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 1 mijë e 774 testime.

112 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Në muajin qershor Kosova ka regjistruar luhatje të shifrave, por gjithsesi numrat janë dukshëm më të ulëta se gjithë muajt e tjerë të pandemisë.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

12 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.
ℹ Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 531.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
__________________