Mesatarisht çdo ditë gjatë këtij fillim viti janë shënuar 3 aksidente. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin janar janë regjistruar 96 aksidente rrugore, në të cilat 149 persona kanë mbetur të aksidentuar, Shifër kjo e larte në vetvete por me një trend ulje nga viti i kaluar ku në të njëjtën periudhë u shënuan 30 aksidente më shumë.

Edhe në këtë hark kohor të analizuar rezulton se pjesa dërrmuese e aksidenteve rrugore ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve si shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar apo drejtimi i makinës nën efektin e alkoolit. Grup-mosha 25–34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, sipas ditëve të javës, është shënuar ditën e premte mbrëma ndërsa numri më i ulët është regjistruar ditën e martë.

Tirana vijon të kryesojë si qyteti ku ndodhin më tepër aksidente rrugore i pasuar nga Lezha dhe Durrësi.

Artikulli paraprakBEGAJ NË KUVENDIN E MAQEDONISË SË VERIUT: RAPORTI MES 2 VENDEVE TONA KA PATUR NDIKIM POZITIV DHE NË RAJON
Artikulli tjetërAKSIDENT NË MILANO, TRAMVAJI DEL NGA SHINAT DHE PËRPLASET ME NDËRTESËN, DISA TË PLAGOSUR