
Edicioni i 23-të i konkursit “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” sapo ka filluar përgatitjet për njohjen me talentet e reja në shkollat 9-vjeçare në Shkodrës.
Organizuesi i këtij koncerti, Mjeshti i Madh Kujtim Alija, shprehet se edhe këtë edicion, “Bilbilat” e vegjël do të garojnë me njëri-tjetrin në disa faza të ndryshme, e cila fillon me gjetjen e talenteve nëpër shkolla. Dita e parë ka filluar me shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali”. Në këtë ditë të parë, Alija shprehet se talentet janë premtues. Sipas tij, shkolla “Ismail Qemali” ka qenë gjithmonë një vatër e madhe talentesh. 23 edicione të kërij konkursi nuk janë shumë, por absolustisht nuk janë pak. Në këto dy dekada, talentet e “Bilbilit” kanë vërtetuar se janë të një kalibri të madh, duke habitur publikun e gjerë, me pjesëmarrje në një numër të konsiderueshëm programesh e spektaklesh.
“Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë” është një produksion që organizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve. Pre 23 vitesh është kthyer në një prej ngajrjeve artistike kryesore për fëmijët në Shkodër.






