Konkursi i zërave të vegjël “Bilbilat” ka përfunduar fazën përzgjidhëse me natën e tretë gjysëmfinale e mbajtur në skenën e teatrit “Migjeni”. Në këtë natë konkuruan 18 fëmijë të ndarë sipas grupmoshave, ndërsa në dy netët e para morën pjesë përkatësisht 35 dhe 29 fëmijë.

Drejtuesja e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, Orjeta Kelaj, evidentoi rritjen e cilësisë së interpretimit dhe garën e fortë mes pjesëmarrësve në këtë fazë gjysmëfinale.

Drejtuesi artistik Ermir Zoga u shpreh i kënaqur me natën e gjysëm finales, duke e cilësuar atë si një natë finale pë të gjithë konkurentët.

Përzgjedhja e finalistëve do të bëhet nga juria, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 8 dhe 9 prill në Teatrin “Migjeni”. Konkursi i zërave “Bilbilat” është frut i Mjeshtrit të Madh dhe dirigjentit të paharruar Kujtim Alija.

Artikulli paraprak“TI JE SHENJT I KOHËS TONË”
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA MPOSHT PARTIZANIN