QEVERIA MIRATON VENDIMIN QË KËTË KOMPETENCË TA KENË VENDORËT.Ndryshimi i çmimit të biletave të transportit qytetas tani do të jetë në dorë të bashkive. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për të kaluar këtë në dorë të bashkive.

Me kërkesë të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave shfuqizimin e  vendimit nr.637, datë 21.5.2008.Tarifat e miratuara më parë  do të vazhdojnë të zbatohen deri në çastin e miratimit të tarifave nga këshilli bashkiak përkatës, por jo më shumë se një muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Kohë më parë Shoqata e Transportit Publik ka kërkuar rritjen e çmimit për transporti urban ndër qytetas nga 30 në 50 lekë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/8r3uHi681Ic?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]