Ish presidenti amerikan Bill Klinton deklaron se prosperiteti do të kthehet në vend, nëse amerikanët votojnë bashkëshorten e tij si presidente të ardhshme.

“Në opinionin tim këto zgjedhje shërbejnë për të gjetur një mënyrë se si të sjellim prosperitetin në vend. Këtë mundësi e patëm një herë në 1990, kur unë pata nderin ti shërbej vendit”, tha Bill Klinton gjatë një fjalimi të mbajtur para mbështetësve në Ioëa. Ish presidenti amerikan radhiti gjithashtu edhe sukseset e bashkëshortes së tij në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit. “Kur Hilari ishte Sekretare e Shtetit, edhe pse une nuk e besoja se do tja arrinte, ajo mundësoi që Kina dhe Rusia të nënshkruanin sankionet ndaj Iranit. Ajo bëri marrëveshjen bërthamore me Presidentin rus Vladimir Putin dhe dhe kjo është e vetmja gjë që ka mbijetuar në marrëdhëniet tona të brishta me Rusinë, tha ai. Por Bill shmangu komentet mbi kritikat ndaj Klinton për përdorimin e e-mailit të saj personal për cështje pune në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit. Bill Klinton pritet të jetë kosniderueshëm i pranishëm gjatë fushatës elektorale të bashkëshortes së tij për garën presidenciale të 2016.

Artikulli paraprakTË JETOSH MES FRIKËS DHE VARFËRISË
Artikulli tjetërBRUKSELI NËN PANIK, ME 15 JANAR PRITEN SULME TERRORISTE