Fillimi i muajit Korrik shënon edhe fillimin e sezonit të të korrave të bimëve aromatike mjekësore. Malësia e Madhe prej vitesh njihet si një nga zonat me tokën me cilësore për rritjen e bimëve medicinale.

Agim Ramaj, specialist për bimët aromatike mjekësore tregon se ky prodhim që po korret ditë pas dite është në kushtet më të mira për t’u tregtuar.
Ndërkohë, mungesa e një tregu formal për tregtimin e bimëve medicinale shpesh herë ka bërë që fermerët të prodhojnë më shumë se kapaciteti I nevojshëm tregon specialisti Ramaj.

Kultivimi I bimëve medicinale këtë sezon është kthyer fuqishëm në tregun mjekësor në qarkun Shkodër, por jo vetëm pas një rënie të madhe te interesit që pati vitin e kaluar për shkak të kultivimit më shumë seç duhet, po ashtu edhe çmimit të paarsyeshëm me të cilin u treguan.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRPLASJE ME ARMË MES DY GRUPEVE NË KAVAJË, VRITET KALIMTARI
Artikulli tjetërSHKARKOHET KRYETARJA E GJYKATËS ADMINISTRATIVE SHKODËR