
Fermerët e zonës se malësisë së madhe të cilët merren me kultivimin e bimëve aromatike-mjeksore kane pasur mundësi të aplikojnë këtë vit, përmes sistemit online për certifikimin e prodhimeve bio.
Ketë fakt e konfirmon vetë specialisti i bimeve aromatike- mjeksore, Agim Ramaj teksa shton se kjo është mënyra më e mirë për të rritur standartet e prodhimit dhe eksportit në vendet e huaja.
Ndërkohë sipas specialistit Ramaj një tjetër përfitim i fermerëve është shitja e prodhimit me 20-30% më shumë.
Ndërkohë bëhet me dije se shumë shpejt femerët që kanë aplikuar për certifikimet bio do ti marrin së shpejti ato dhe kështu do jetë një nismë e mirë për gjithë te tjeret që të ushtrojnë këtë veprimtari pasi do përfitojnë të ardhura më të mëdha.


