Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër dhe “Petro Nini Luarasi” në Tiranë kanë vendosur një binjakëzim mes tyre për të përcjellë eksperiencat mes këtyre dy shkollave. Ky binjakëzim ka ardhur nga një iniciativë e qeverisë së nxënësve e cila është përkrahur edhe nga mësues dhe drejtuesit e këtyre dy shkollave. Nxënësit e “Petro Nini Luarasi” erdhën në Shkodër në një vizitë në shkollën “28 Nëntori” duke zhvilluar një takim të përbashkët dhe duke biseduar për shumë tema por edhe të ardhmen e tyre….

Shkolla “28 Nëntori” për dy nëndrejtoret e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ka një histori dhe traditë që duhet vlerësuar ndërsa këtë binjakëzim e cilësojnë sit ë nevojshme për nxënësit e këtyre dy institucioneve arsimore….

Binjakëzimi mes këtyre dy shkollave sjell një frymë të re sa i përket përfshirjes së nxënësve për zhvillimin e mëtejshëm qoftë në tekstet dhe metodologjinë por edhe intiligjencën artificiale dhe të tjera fusha të rëndësishme për të rinjtë.

 

Artikulli paraprakKOMSHIA SHPËTOI 24 VJEÇARIN NGA VRASJA: IK SE KA ARMË
Artikulli tjetërNË DASHURI DIÇKA NUK SHKON…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT