
Biologë, profesorë dhe ekspertë të fushës nga gjithë rajoni i Ballkanit e më gjerë janë bërë bashkë për një mision të veçantë monitorimin e pilivesave në ekosistemin e pasur të Liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna. Përmes këtij monitorimi në terren, kërkuesit synojnë të identifikojnë llojet e rralla dhe të mbledhin të dhëna të rëndësishme mbi faunën e zonës.
Ky aktivitet madhor vjen si rezultat i bashkëpunimit me partnerët dhe mbështetësit kryesorë të mjedisit. Eventi mbështetet nga programi Green-AL, zbatuar nga (Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe VIS Albania, me financim nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.






