Drejtuesja e shoqatës “Gruaja tek Gruaja “ , Trendelina Boriçi tregon detaje nga takimi i fundit me Anilën, 44 vjeçaren që u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi. Lajmi i ka shokuar të gjithë, ndërsa tregon se Anila ka qenë me detyrë psikologe pikërisht në rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.

Boriçi thotë se në takimin e fundit me të nuk ka shprehur asnjë shqetësim në familje ndërsa thotë se nuk ka pasur asnjë pengim për të punuar edhe turnin e natës.

Në syrin e psikologës, ndjenja femërore e mbrojtjes mund ta ketë penguar Anilën për ta shprehur këtë problematikë me të tjerët apo ta denoncojë.

Artikulli paraprakSHKODRA FESTON KARNAVALET
Artikulli tjetërHISTORIKU I KARNAVALEVE TË SHKODRËS