Biblioteka publike “Marin Barleti” në bashkëpunim me revistën kulturore “Peizashe të fjalës” organizuan një bisedë të hapur me titull “Teksti si arkiv” me shkrimtarin, gjuhëtarin dhe eseistin Ardian Vehbiu.
Pjesë e takimit ishin personalitete dhe qytetarë të ndryshëm të cilët janë të apasionuar pas librit dhe letërisë.