
Vijojnë aktivitetet në kuadër të festivalit të filmit “Ekrani I Artit” në Shkodër. Këtë të shtunë, në ambjentet e oborrit franceskan u zhvillua biseda “Poetics of Presence” me disa artistë ndërkombëtare, mes të cilëve ishte edhe Basir Mahmood.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, kam prezantuar filmin tim që është në fakt ka një tematikë të rëndësihme për sakrifikcën. Dhe tani po bëjmë një bisedë interesante mbi punën time dhe të kolegëvë në këtë fushë.”
Artisti vlerëson edhe punimet dhe klimën e krijuar me kolegë të tij nga e gjithë bota.
“Jam i lumtur të takoj këta kolegë dhe miq që nuk i takon shpesh. Më bëhet qejfi që bashkohemi për gjëra të përbashkëta mbi punën tonë, eksperiencat tona. Mund të flasim bashkë dhe të ndërtojmë kështu aktivitete të tilla”
Ceremonia përmbyllëse e festivalit të filmit “Ekrani I Artit” do të zhvillohet të shtunën, në ambjentet e kinema “Republika” në Shkodër.