Fituesi i një llotarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë i pasur falë numrave të një biskote. Charles W.Jackson Jr. mori një biskotë nga mbesa e tij, e cila e kishte blerë në një restorant vietnamez dhe vendosi që numrat ti përdorë për llotarinë.

Fundjavën e kaluar, ai u shpall fitues dhe mori 344.6 milionë dollarë.

66-vjeçari ka zbuluar se pjesën më të madhe do ta dhurojë për bamirësi. Ndërsa 1 milionë dollarë do ia japë vëllait të tij për një punë.

Fillimisht, Jackson nga Karolina e Jugut mendoi se kishte fituar vetëm 50 mijë dollarë, por kur i hodhi një sy, zbuloi se ishin më shumë.

Ai tha se shpreson që të mos ndryshojë për shkak të pasurisë. Me paratë do çojë gruan me pushime në Vietnam, ndonëse ka qenë më shumë se 20 herë.

Kjo është hera e pestë që një banor në Karolinën e Veriut fiton llotarinë e Powerball.

Artikulli paraprakNUK KA DATË PËR NEGOCIATAT
Artikulli tjetërTORNADO GODET GJERMANINË, SHKATËRROHEN DISA SHTËPI