Data 31 korrik shënon përmbylljen e afatit të fundit për subjektet që janë të vendosura në hapësirat përgjatë akseve rrugore kombëtare për t’i larguar ato vullnetarisht.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se pas këtij afati, do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj çdo shkelësi.

“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, deklaroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakVENDET MË TË PASTRA PËR TË NOTUAR NË EUROPË, CILI ËSHTË SHTETI LIDER DHE KU RENDITET SHQIPËRIA…
Artikulli tjetër393 APLIKIME PËR TU BËRË PJESË E ADMINISTRATËS NË BASHKINË SHKODËR