
Shumë biznese vijojnë të mos paguajnë taksat dhe janë debitor prej vitesh ndaj Bashkisë Lezhë.Shqetësimi është ngritur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjatë një konsultimi publik me biznesin në lidhje me paketen fiskale dhe projekt buxhetin e vitit 2024.Në fjalen e tij para përfaqësuesve të biznesit, Ndreu paralajmeroi debitoret me bllokim të shërbimeve nëse nuk do të paguajnë taksat brenda afatit të përcaktuar.
Gjatë këtij konsultimi publik përfaqësuesit e biznesit ngriten një sërë problematikash, duke kërkuar që propozimet e tyre të reflektohen tek paketa e re fiskale.
Pas përfundimit të afatit të përcaktuar për pagesen e taksave, Bashkia Lezhë do të bllokojë llogaritë bankare dhe shërbimet ndaj subjekteve debitore, pasi mungesa e të ardhurave po ndikon të ardhurat e kësaj njesie vendore.


