Rreth 4 mijë biznese të vogla do të përfitojnë në qarkun Shkodër nga heqja e taksës për biznesin e vogël që ka një xhiro vjetore deri në 5 milion lekë.

Pas deklaratës që bëri kryeministri Edi Rama, drejtorja e shërbimeve për tatim-paguesit në drejtorinë rajonale të tatimeve Brikela Rroji thotë se ky vendim është një frymëmarrje për biznesin e vogël.Rroji foli edhe për ndryshimet ligjore që janë miratuar dhe kanë hyrë në fuqi nga 12 nëntori duke thënë se është rritur vlera e gjobës.Edhe më përpara që kur ka nisur aksioni ndaj informalitetit dhe në vijimësi drejtoria rajonale e tatimeve në inspektimet e saj është e vendosur për të mos toleruar në këtë nismë kombëtare.