Një biznesmen kanadez është dënuar me 11 vite burg në Kinë për spiunazh. Michael Spavor u ndalua në 2018 bashkë me ish-diplomatin kanadez Michael Kovrig.

Ky vendim do të sjellë një përplasje diplomatike Kanada-Kinë e cila ka nisur me ekstradimin e Meng Wanzhou, drejtues i lartë i gjigandit kinez Huawei.

Jo vetëm kaq, Spavorit do i konfiskohen edhe pasuri nga shteti kinez si dhe do i jepet një masë dëbimi. Kritikët e kanë akuzuar Kinën se po luan politikën e pengjeve me Kanadanë, por dhe vende të tjera.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAZIA PËRBALLET ME FAZË TË RËNDË TË PANDEMISË, EUROPA MASA PËR TË PAVAKSINUARIT
Artikulli tjetër“BËRA GABIMIN MË TË MADH NË JETË”, MANASTIRLIU PUBLIKON APELIN E PACIENTËVE TEK INFEKTIVI: BURRI I VAKSINUAR NUK U SËMUR, UNË JO DHE PËRFUNDOVA RËNDË