Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ndryshon masën e sigurisë për biznesmenin O.S kundrejt garancisë prej 5 milionë lekësh

Pasi familjarët do të bëjnë depozitimin e parave në bankë më pas do të ekzekutohet vendimi. O. S u arrestua në nëntor në Elbasan, pasi në automjet iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta skafi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pas arrestimit gjykata e Krimeve të Rënda vuri masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Por pas vendimit të sotëm biznesmeni Orest Sota duhet të paraqitet 2 herë në muaj në Prokurori Pala mbrojtëse pretendonte se biznesmeni 25-vjeçar mbahej padrejtësisht në burg dhe ndaj tij nuk ka prova të mjaftueshme.

Pak ditë më parë ai deklaroi se klienti i tij po mbahej peng i një procesi tjetër gjyqësor, duke nënkuptuar ish-Ministrin Tahiri. Sipas avokatit Fatmir Braka, shuma e parave janë të justifikuara dhe i përkasin të atit të O.S.

Artikulli paraprakRRASH-KULLAJ, 800 KG DUHAN RREZIKOJNË T’I PRISHEN
Artikulli tjetërSHERR NË LOKAL, TË DEHURIN E GODASIN ME SHISHE