Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka konfirmuar zyrtarisht ndryshimet e reja tek ekipi i futbollit “Besëlidhja”. Përmes një reagimi publik ne rrjetin social facebook, ai u shpreh se prej kohësh Bashkia ka qenë në kontakt me biznesin për të gjetur një zgjidhje për të ardhmen e futbollit lezhjan.Ndreu bëri të ditur se ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me biznesmenin Pjerin Fusha, i cili tashmë do të marrë përsipër mbështetjen e ekipit, duke pasur garancitë e nevojshme për të mos mbetur i vetëm në këtë nismë.Ai theksoi se aktualisht ekziston harmoni mes Bashkisë dhe presidencës së re të klubit, për sa i përket emërimit të drejtorit sportiv, trajnerit dhe objektivave që i janë vënë skuadrës.Sipas tij, qëllimi kryesor i “Besëlidhjes” është ngjitja në Superligë dhe rikthimi i ekipit në elitën e futbollit shqiptar.Nderkohe Beselidhja pritet te nise stervitjen javen e ardhshme dhe pergatitjet për sezonin e ri futbollistik në Kategorinë e Dytë, Grupi A.Pjese e ekipit pritet te jene shume prurje te reja, te cilat do te zyrtarizohen me nisjen e stervitjes ku do te behet edhe prezantimi zyrtar i presidentit te ri Pjerin Fusha dhe stafit teknik te ekipit.

Artikulli paraprakRRITET ÇMIMI I APARTAMENTEVE NË BREGDETIN E LEZHËS
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 7 SHTATOR 2025