
Parkimet e gabuara dhe trotuaret e zëna vijojnë të jenë një problem i vazhdueshëm për personat e verbër në qytetin e Shkodrës. Ndoc Bjeshka, president i shoqatës kombëtare të të verbërve tregon sa shqetësues është ky problem për personat me aftësi të kufizuar dhe të verbërit
Ndërkohë, Bjeshka tregon se disa herë ka kërkuar të takohet me përfaqësues të bashkisë Shkodër, për këtë problematikë, por ende nuk ka marrë përgjigje pozitive.
Bjeshka kërkon angazhimin e institucioneve lokale për plotësimin e kërkesave të tyre.