Platformat e rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp, kanë rënë këtë të hënë së funksionuari duke krijuar vështirësi për miliona përdorues. Probleme raportohen në të gjithë botën, e po ashtu edhe për përdoruesit në Shqipëri. Në faqen downdetector.com, e cila raporton joefikasitetet e platformave të internetit, probleme janë raportuar duke filluar nga rreth orës 17:30.

Përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në aplikacione, por edhe lidhjen me serverin dhe ngarkimin e përmbajtjes.

Menaxheri i komunikimit të Facebook, shkruan në Tëitter se po punohet për të rivendosur sistemin.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona dhe produktet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, shkruan ai.

U deshën më shumë se 6 orë që platformat sociale të rikthehen, dhe kanë pësuar një humbje ekonomike me rreth 7 miliardë dollarësh.