Në kuvend po diskutohet sot Akt Normativ për të shtyrë efektet e OFL, që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të mund të vijojë me punën për shqyrtimin e qindra ccështjeve që janë në pritje.

Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është shprehur OFL është një mesazh i fortë për botën e krimit se askush nuk mund ta gëzojë pasurinë e vendosur nga aktiviteti kriminal.

“OFL pati një efekt mjaft të ndjeshëm në uljen e kurbës së krimit dhe korrupsionit. Do të mbetet në historinë e vendit si moment kulmor në luftën ndaj grupeve kriminale. Ky operacion po ia arrin qëllimin për të cilin u kërkua edhe Akti Normativ një vit më parë.

Ky është një mesazh i fortë për të botën e krimit se askush nuk mund ta gëzojë pasurinë e vendosur nga aktiviteti kriminal. Arsyeja pse e kërkojmë miratimin e këtij akti është që GJKKO të vazhdojë punën dhe të marrë vendimin për të gjitha pasurinë që janë të dyshuara se vijnë nga krimi”