Një manjant japonez i sushi shpenzoi 1.8 milionë dollarë për të blerë një peshk ton gjigant në një ankand organizuar në një market peshku të dielën.

Kiyoshi Kimura, i mbiquajturi “Mbreti i Tonit” dhe që drejton një zinxhir restorantesh Sushi Zanmai, pagoi shifrën marramendëse për peshkun 276 kg bën të ditur televizioni public NHK

Megjithatë kjo nuk është shifra më e madhe që ka paguar ndonjëherë për një peshk ton. Në ankandin e vitit të kaluar biznesmeni pagoi shifrën record prej 3.1 milionë dollar për një peshk gati 277 kg.

Kimura pranon se peshku ishte i shtrenjtë por se ishte i kënaqur që e kishte blerë.
“Po është i shtrenjtë por unë dua që klientët tanë të hanë një peshk të vecantë,” tha ai.

Bluefin është peshku ton më I madh që jeton dhe mund të jetojë deri në 40 vite. Një specie e tillë mund të shkojë deri në 670 kg.