Mungesa e investimeve në fshatin Bleran ka bërë që banorët të përballen me shumë probleme sociale. Mungesa e infrastrukturës rrugore sipsa tyre është pengesa më e madhe për tu lidhur me pjesën tjetër të qytetit dhe mundësitë për punësim.

Ndërkohë amortizimi I rrjetit elektrik është një problem tjetër I cili nuk ka njohur investim asnjëherë.

Disa herë banorët I kanë bërë apel institucioneve përgjegjëse të rrisin investimet në këtë fshat por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër duke rritur ndjenjë ne zhgënjimit ndaj institucioneve përgjegjëse në qytetin e Shkodrës.