Prej më shumë se 20 vitesh, qindra banorë të fshatit Bleran në njësinë administrative Rrethina vuajnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Amortizimi i rrugës aktuale e bën të vështirë lëvizjen në çdo periudhë të vitit, për këmbësorët por edhe drejtuesit e mjeteve. Më të vështirë kalimin në këtë rrugë do ta kenë fëmijët gjatë dimrit, ku sa herë ka reshje të dendura shiu rruga bëhet e pakalueshme duke i penguar të shkojnë në shkollë.

Disa herë gjatë vitit banorët në këtë zonë përmes mediave locale apo edhe shkresave zyrtare kërkojnë që pushteti lokal të ndërhyjë për rikonstruksionin e rrugës, një shërbim të cilin e meritojnë duke qenë edhe taksapagues të rregullt. Pak kohë më parë iu është premtuar se do të shqyrtohen kërkesat e tyre dhe se do të miratohet një fond për asfaltimin e rruëgs por deri tani akoma nuk është marrë asnjë masë. Në fshatin Bleran, të njësisë Rrethina mungojnë investimet në shumë aspekte, por asfaltimi I rrugës është një domosdoshmëri për lehtësimin e lëvizjes së banorëve që duan të lidhen me qytetin e Shkodrës