Bletarët në vend po përballen me një periudhë të vështirë. Kështu shprehet kryetari I shoqatës së bletarëve për Shkodrës Vladimir Gjerga ndërsa thotë se fauna natyrale mungon prej kohësh, duke ndikuar drejtpërdrejtë në rënien e rendimentit të mjaltit. Ai shton se rritja e çmimeve po jep një tjetër ndikim, pasi janë shtuar kostot për prodhimin dhe transportin e mjaltit.

Një tjetër shqetësim për bletarët është edhe mungesa e kullotave, pasi sipas kryetarit Gjerga, një pjesë e tyre digjen gjatë verës.

Gjerga mori pjesë në panairin e organizuar nga bashkia Shkodër në kuadër të festivalit të ushqimit dhe pijeve. Ai shpreson që aktivitete të tilla të ringjallin aktivitetin e bletarëve ndërsa prezanton edhe disa prej prodhimeve unike të paraqitura në panair.

 

Artikulli paraprakFESTIVALI I USHQIMIT DHE PIJEVE GJALLËRON QYTETIN
Artikulli tjetërQYTETARËT: “VODAFONE” KOMPANIA MË ZHVATËSE