Një vajzë 13 vjeçe mund të kishte humbur jetën nëse babai i saj s’do të kishte qenë në shtëpi për ta shpëtuar.

Angjelin Rrethaj, babai i vajzës ka blerë sallam në një prej kompanive në Shkodër por për pak sa nuk ka rezultuar fatale. Në sallamin që ka gatuar ka qëlluar një copë metalike. Vajza 13 vjeçe e ka konsumuar por copa metalike i ka mbetur në fyt duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Angjelini tregon këtë moment të trishtë që për pak u kthye në tragjedi. Angjelini shprehet se tashmë nuk ka asnjë lloj sigurie për ushqimet që blen për vete dhe 4 fëmijët e tij. Kjo vjen shprehet babai i vajzës edhe nga mungesa e kontrolleve për cilësinë e ushqimeve. Menjëherë pas ngjarjes që për pak sallami i blerë i mori jetën vajzës së tij, Angjelin Rrethaj i është drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër të cilët e kanë falenderuar por sërish pasiguria në konsumimin e ushqimeve është e madhe dhe një falenderim nuk zgjidh asgjë.

Artikulli paraprakNE OREN 16:00 TAKIMI PER REFORMEN NE DREJTESI
Artikulli tjetërSHKODËR-HANI I HOTIT, FIRMA NIS PASTRIMIN E BIMËSISË ANËS RRUGËS