Aksioni i policisë rrugore ka filluar para mesditës, ku fillimisht në rrugën Marin Biçikemi pranë shkollës pyjore janë marrë dhjetëra masa administrative për mungesën e rripit të sigurimit si dhe përdorimin e aparatit celular gjatë ecjes.

Ndërkohë me pas operacioni është shtrirë edhe në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku dhjetwra drejtues mjetesh janë gjobitur në shumat nga 1 mijë deri në 10 mijë lekë. Aksione të tilla kanë qenë të vazhdueshme në qytetin e Shkodrës që pas fillimit të operacionit “Blici Rrugor”. Para pak ditesh gjithashtu u angazhuan 850 punonjës të policisë rrugore, policia e rendit dhe njësia Shqiponjat me 160 pika kontrolli në të gjithë vendin. Ky operacion i nisur disa javë më parë ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.