Policia e Shtetit ka zhvilluar paraditen e sotme operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Operacioni ka nisur në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:00. Sot u angazhuan rreth 752 punonjës Policie në total. U ngritën dhe funksionuan 150 pika kontrolli në të gjithë vendin. Prej orës 10:00 deri në orën 11:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat kanë vendosur: 200 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. 150 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Si dhe 152 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj. Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Artikulli paraprakAMORTIZOHEN TOTALISHT RRUGËT E FSHATIT BELTOJË
Artikulli tjetërVLLAZNIA – TEUTA, PËRFUNDON ME REZULTATIN 1-0