Tiranë, blindohet stadiumi, gati për ndeshjen Partizani-Vllaznia

Në orën 17:00 dka nisur ndeshja e shumë diskutuar mes Partizanit dhe Vllaznisë në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Në gatishmëri për ndeshjen e sotme janë mbi 300 forca policie për të shmangur incidentet që mund të provokohen nga bardheblutë për shkak të debatit për stadiumin. Tifozët e Tiranës janë kundër faktit që Partizani të luajë te ‘Selman Stërmasi’ pasi e konsiderojnë fushën e tyre. Sfida është shumë e rëndësishme për të kuqtë, pasi në fillim të fazës së tretë përsuan një humbje me Luftëtarin dhe një tjetër hap fals do të komplikonte shanset për titull. Zhvillimet nga ndeshja Partizani-Vllaznia 16:42 Situata e qetë, pritet numër i madh tifozësh, pasi është ndeshja e parë e Partizanit në Tiranë, pasi ndeshjet i ka zhvilluar në Elbasan, pasi u prish stadiumi kombëtar. selman stermasi partizani 16:40 Policia kontroll të rreptë tifozëve për të shmangur incidentet selman stermasi partizani Masat për ndeshjen dhe rruget e bllokuara Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra si më poshtë: -Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelsa metalik,sende te tjera te forta. Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët, rruga “Emin Duraku”, rruga “Gjin Bue Shpata” dhe rruga përball stadiumit “Selman Stërmasi”. Gjatë lëvizjes të tifozerive përkatëse nga pika e takimit deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”, do të bëhet shoqërimi i tyre me Shërbimet e Policisë për të shmangur incidentet e mundëshme. Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur të shoqëruar nga Shërbimet e Policisë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar rreth 300 forca policie dhe 5 grupe FNSH -je.