Ka mbaruar për ditën e sotme, protesta e Partisë Demokratike, e disata me radhë në kuadër të mosbindjes civile. Menjëherë pas protestës, kanë nisur edhe shoqërimet e para nga ana e policisë. Siç shikohet në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, efektivët kanë shoqëruar disa persona.

Rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës. Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Policia kishte dhënë leje për protestë paqësore, por kishte deklaruar se do ndiqen penalisht individët që pengojnë qarkullimin rrugor.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNOKA PËR DHUNIMIN E GJEKMARKAJT: AKT I PAPRECEDENT
Artikulli tjetërPROTESTA E PD, REAGON NGA QELIA ILIR META