Kryeministri Edi Rama teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në qytetin e Gjirokastrës i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu, tha se për shkak për pezullimt të fluturimeve në Rinas, është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave anti-COVID.

Rama tha forca të verbra të së shkuarës nuk kanë shans që ta ndalin në procesin vaksinimit, dhe se i kanë bërë llogaritë gabim duke marrë përsipër që të sfidojnë kryeministrin.

‘Është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme, pasi ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave, pasi kjo është një kohë ku realisht çdo sekondë vlen dhe ne nuk po lëmë minuta pa shfrytëzuar. Kjo është pak po e sigurt, nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës që duan me çdo kusht, të marrin peng të ardhmen e të na ndalin në këtë proces, i kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë kryeministrin.’- tha Rama.

Sakaq 28 kontrollorë janë shoqëruar, ndërkohë që për 3 prej tyre të cilët janë organizatorët janë prerë urdhër-arrestet nga prokuroria. Tre kontrollorët që vijojnë të mbahen në polici janë kreu i sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini.

Shoqërimi u bë pas kallëzimit që Albcontrol bëri në Prokurori ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën bllokimin e punës në Rinas.

Një ngjarje e paprecentë, e para në historinë e aviacionit civil në Shqipëri ndodhi ditën e djeshme. Aeroporti më i rëndësishëm në vend, ‘Nënë Tereza’ ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar.

Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet në Aeroportin e Rinasit.

Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E HAXHI FEJZI ZAGANJORI, VOLTANA ADEMI: SHKODRA HUMBI NJE VLERE TE QYTETIT
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: HAXHI FEJZI ZAGANJORI ISHTE PORTRETI I MIRESISE DHE DASHURISE PER SHKODREN DHE SHKODRANET