
Prej afro një jave banorët e njësive Pult dhe Shosh në Dukagjin janë të bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve, ngjarje që i mori jetën eskavatoristit Zef Përndreu gjatë punimeve në atë aks rrugor. Banorët kërkojnë hapjen e rrugës sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërkohë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci duke folur për Star Plus siguroi banorët se është gati projekti për të zhbllokuar rrugën e Dukagjinit dhe do të ndërhyhet në një kohë shumë të shpejtë.
Ndërkohë kryebashkiaku Beci u shpreh se pas projektit në 17 kilkometrat e rrugës Prekal-Kir po punohet për të siguruar edhe projektin e dytë për mbulimin e gjithë rrugës së Dukagjinit.
Punimet në rrugën e Dukagjinit po kryhen nga bashkia Shkodër si një investim i shumëkërkuar nga banorët.