Kuvendi pritet të rimblidhet përsëri në orën 18:30 për të votuar rendin e ditës.

Pak më herët, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, pasi ndërpreu seancën si pasojë e bllokimit të foltores nga deputetët e PD-së, tha se votimi do të ndodhte pas 5 minutash.

Kalimi direkt në votim u kërkua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi nuk po gjendej gjuha e përbashkët për të vijuar seanca në mënyrë normale.

Sakaq, pika e rendit të ditës për amnistinë, e cila kërkon 84 vota, do të shqyrtohet dhe votohet në orën 18:30.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMARJANA KOÇEKU KËRKON FALJE PUBLIKE PËR THETHIN
Artikulli tjetërDITA E 18-TË E TUBIMIT PARA KRYEMINISTRISË/ PROCEDOHEN PENALISHT 23 PROTESTUES, PENGUAN QARKULLIMIN E MJETEVE NË DISA RRUGË NË KRYEQYTET