Gjykata e Krimeve të Rënda ka thërritur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për ta njohur me vendimin për bllokimin e pasaportës. Do të jetë një paraqitje jo në Prokurori, por në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Tahiri është ftuar të paraqitet para gjyqtares Juliana Bako, dhe pritet që ish-ministri i Brendshëm të mbërrijë përpara Krimeve të Rënda të premten rreth orës 09:30, i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Pak ditë më parë gjykata bllokoi Tahirit pasaportën e daljen jashtë vëndit. Pas vendimit, Maks Haxhia, avokati i Tahiri dorëzoi pasaportën pranë Gjykatës së Krimeve.

Pala mbrojtëse ka paralajmëruar ndërkohë ankimimin e vendimit të Gjykatës për të hequr masën e sigurisë për sekuestrimin e pasaportës dhe bllokimin për të dalë jashtë vendit.

Artikulli paraprakVRAU EFEKTIVIN E FNSH, KRIMET E RËNDA BURG PËR JETË DAVID QOSES
Artikulli tjetërFORUMI I ROMËS,ÇAKO:T’I KTHEJMË KUFIJTË NË BARRIERA PËR KRIMINELËT