
Policia kufitare ka bllokuar 10 kg heroinë në port, e cila kishte destinacion Italinë. Heroina ishte fshehur në një kamion me targa ‘AA 943 OO’ që kishte destinacion Ancona-n. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e automjetit.
Kamioni kishte ngarkuar konfeksione, ndërsa policia kishte informacione për lëndën narkotike që po trafikohej duke e kontrolluar imtësisht. Heroina u zbulua nga skaneri. Drejtuesi i kamionit, ku u gjet heroina u arrestua nga policia kufitare.
Droga u sekuestrua pasditen e sotme në portin e Durrësit, ndërsa vijojnë hetimet për të arrestuar personat e tjerë të cilët janë përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.






