Kroacia ka asgjësuar 8 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet.
Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat.
Gjithashtu u sekuestruan dhe u morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.
Rezulton se inspektoret e AKU Berat shtetasit R. L dhe G. D pas njoftimit nga sistemi Rasff kanë kryer inspektim me datë 29.08.2025 në fermën që I prodjhonte dhe gjatë këtij inspektimi nuk kanë konstatuar sasinë e domateve të gjendur në magazinën e subjektit duke plotësuar praktiken sikur në magazinë nuk kishte asnjë sasi domate.
Në njoftimin zyrtar policia bëri me dije se:
Prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit Kroat, perime me nivel të lartë preparati “Chlorfenapyr”, si dhe me fatura fiktive blerjeje, vihet në pranga administratori i subjektit.
Në pranga dhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.
Sekuestrohen perime të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të kontaminuara me sasi preparati.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, pas informacioneve të marra se në një subjekt grumbulloheshin dhe eksportoheshin perime, për të cilat kishte paligjshmëri në eksportim, organizuan punën dhe finalizuan operacionin “Again”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFRANCË/ PROTESTAT “PARALIZOJNË” VENDIN, MIJËRA PROTESTUES KUNDËR KLASËS POLITIKE
Artikulli tjetërKULTIVOI 137 BIMË NARKOTIKE, ARRESTOHET 54 VJEÇARI