Pas sulmit kibernetik që I është bërë site-ve qeveritare të Shqipërisë mes të cilave edhe E – Albania, janë marrë masat për zgjidhjen e përkohshme të këtij problemi dhe ofrimin e shërbimeve për të cilat kanë nevojë qytetarët. Këtë të hënë zyra e gjendjes civile në bashkinë Shkodër ka ofruar edhe një herë të gjitha shërbimet që më parë janë marrë vetëm përmes aplikimit online në E-Albania.

Përgjegjësja e zyrës Vildana Gushta bën të ditur se I njëjti shërbim jepet edhe në të gjitha zyrat fizike të gjendjes civile në njësitë administrative.

Ndërkohë, edhe pse disa shërbime po ofrohen në zyrat e gjendjes civile në Shkodër, qytetarët kanë problematika të tjera që lidhen me mos funksionimin e E-Albania.

Sulmi kibernetik në sistemet qeveritare ka krijuar probleme kryesisht tek të qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime mjekësore, për të cilët ende nuk është gjetur zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.