Gjykata Kushtetuese, më e rëndësishmja në sistemin gjyqësor në Shqipëri, rrezikon të mbetet pa asnjë anëtar, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Gjykata Kushtetuese, më e rëndësishmja në sistemin gjyqësor në Shqipëri, rrezikon të mbetet pa asnjë anëtar, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Pas shkarkimit të anëtarëve Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj, edhe anëtari Fatmir Hoxha është shkarkuar sot nga KPK, pasi nuk justifikoi pasurinë e tij.

Me largimin e Hoxhës, Gjykata Kushtetuese mbetet më dy anëtarë, Bashkim Deden dhe Gani Dizdarin, të cilët nuk i janë nënshtruar ende Vetingut.

Vitore Tushës, e cila u konfirmua në detyrë, i ka mbarur mandati 9-vjeçar, ndërsa anëtari tjetër, Besnik Imeraj, dha dorëheqjen nga frika e Vetingut. Kjo gjykatë nuk mund të mblidhet më, por mund të mbetet edhe pa asnjë anëtar.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë 69 ankime që presim shqyrtimin, 10 prej tyre të prapambetura nga 2017, 59 të depozituara në 2018 nga 1 Janari.

Shtatë prej këtyre ankimeve i përkasin Shoqatës kombëtare “pronësi me drejtësi” dhe shtetasve T.Vatnika, F.Meksi dhe A.Meli.

Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal.

Rezultatet e vettingut deri tani
Fatos Lulo i Kushtetueses-i shkarkuar;Besim Treshnjeza i Durrësit-i shkarkuar;
Besa Nikëhasani prokurore e Shkodrës-e shkarkuar;Altina Xhoxhaj e Kushtetueses-e shkarkuar;Vitore Tusha e Kushtetueses-e kaloi;Fatjona Memçaj-e kaloi.

Artikulli paraprakDY TË MITUR, VËLLA E MOTËR SHQIPTARË QË SHKUAN NË SIRI, DALIN PARA GJYKATËS
Artikulli tjetërGODITET RRJETI I DROGES,NË PRANGA EDHE SHQIPTARË