Bllokohet gomonia 10 m e gjatë, do trafikonte drogë

Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar një gomone 10 m të gjatë dhe me dy motorë, e dyshuar se do të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike. Mjeti lundrues e markës “Yamaha” u gjet në zonën e quajtur “Fusha e druve”, ndërsa ka mbishkrimi “EBI” dhe rezulton në proncesi të V.M. Gomonia më parë ka qenë në vendbanimin e Orikumit por është lëvizur nga toka me qëllim për t’u hedhur në det në zonën e Zvërnecit. B Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky mjet lundrues mund të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit Italian. Shërbimet bënë të mundur bllokimin e mjetit në Pikën e Grumbullimit Triport për veprime të mëtejshme. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Zhvendosja e mjetit lundrues pa autorizim”, bazuar në ligjin 8663, viti 2000.