Bllokohet gomonia me peshkatarë grekë, kaluan ujërat territoriale

Policia kufitare e Vlorës ka ndaluar këtë sot një gomone që ndodhej rreth 1 milje larg nga brigjet e qytetit, në ujërat tona territoriale. Ndërhyrja e policisë u realizua rreth orës 14:25, pas informacioneve se në drejtim të të Ftelesë kishte hyrë një mjet lundrues grek, i cili po peshkonte, njofton policia. Në vendin e ngjarjes, i njohur si Ishulli i Francezit, mbërritën forcat kufitare, të cilat ndaluan gomonen, me gjatësi rreth 5 metra dhe me mbishkrimin “Orion”, në bordin e të cilës udhëtonin dy vetë. Këta të fundit janë identifikuar me inicialet A.F dhe S.F, atë e bir, përkatësisht 41 dhe 13 vjeç, të cilët janë ndaluar në kushtet e flagrancës. Ndaj dy shtetasve grekë ka filluar procedimi penal për veprat “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe “peshkim i ndaluar”. Ndërkohë, mjeti lundrues i përdorur prej tyre, i pajisur me dy motorë të markave “Mariner” dhe “Suzuki”, me 40 dhe 25 kuaj fuqi, është sekuestruar. Gjithashtu, në Gjirin e Portonovës, pranë një terreni shkëmbor u gjet në buzë të detit i braktisur një mjet tjetër lundrues tip Gomone, me gjatësi 4.8 metra, pa mbishkrim dhe me një motor të markës “Yamaha” 50 HP. Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet nuk u konstatua ndonjë material apo send i kundraligjshëm. Policia ka bërë sekuestrimin e këtij mjeti. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të këtij mjeti lundrues

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 15 KG LËNDË NARKOTIKE “CANNABIS SATTIVA”. ARRESTOHEN DY SHTETAS.
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË PALLATIN E GJYQTARËVE, MES VIKTIMAVE NJE FEMIJE 3 VJEÇ